Connect with us

Lajme

Berisha: Shkupi do të ketë zona pa ndotje dhe mijëra pemë çdo vit

Publikuar

Ajri i pastër do të jetë prioriteti kryesor i Zekerija Berishës, bartës i listës për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Në një intervistë për portalin Zyrtare, ai zbuloi planin për një kryeqytet më të gjelbër dhe më të shëndetshëm.

“Ajri i pastër është e drejtë themelore. Ne do të krijojmë zona pa ndotje në qendër të qytetit, do të vendosim matës të ajrit në çdo lagje dhe do të mbjellim mijëra pemë çdo vit,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se qytetarët e Shkupit meritojnë të jetojnë në një mjedis ku “fryma është e shëndetshme dhe natyra është pjesë e përditshmërisë”.

Berisha theksoi se kujdesi për mjedisin nuk është vetëm premtim elektoral, por një detyrim moral dhe qytetar.

NA NDIQ NË FACEBOOK