Lajme
Banorët e Çiflikut bashkohen për zhvillimin e komunës, thotë kryetari Sejdiu

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka shpërndarë një mesazh bashkimi pas një takimi me banorët e fshatit Çiflik. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se banorët e këtij vendbanimi janë më të bashkuar se kurrë për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës.
“Çifliki sonte me një zë, i bashkuar si asnjëherë më parë, për zhvillim e vendit tonë, për të ardhmen e vendit tonë. Na presin edhe shumë punë. Ecim të sigurt, drejt ardhmërisë,” shkroi Sejdiu, duke shoqëruar mesazhin me hashtagun #vlen_7.
Postimi i kryetarit vjen në kuadër të aktiviteteve të tij në terren, ku ai po takohet me banorë të ndryshëm të komunës për të diskutuar projektet zhvillimore dhe sfidat lokale.












