Lajme
Bajram Rexhepi në lagjen Teqe: Entuziazmi i qytetarëve po rritet çdo ditë

Bajram Rexhepi, kandidat për kryetar të Tetovës, prezantoi sot në lagjen Teqe kontratën e tij programore për katër vitet e ardhshme me qytetarët. Gjatë prezantimit, Rexhepi theksoi se prioritet i tij do të jetë zhvillimi i qytetit dhe përmirësimi i kushteve për jetesë të banorëve.
Ai theksoi se energjia dhe përkushtimi i qytetarëve po rritet çdo ditë, duke shprehur optimizëm për rezultatet e zgjedhjeve të 19 tetorit.
“Qytetarët po na japin mbështetje dhe besim për vizionin tonë për Tetovën. Prioriteti ynë është puna konkrete dhe përmirësimi i jetës së përditshme të çdo qytetari,” tha Rexhepi.















