Connect with us

Uncategorized

Bajram Rexhepi në darkë me kandidaten e Levicës dhe Forumin e Gruas të Apasievit?

Publikuar

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi teksa darkon me kandidaten e Levicës në Tetovë, Katka Bozhinovska, si dhe forumin e gruas të partisë së Dimitar Apasievit.

Jo zyrtarisht mësohet se takimi ka ndodhur vetëm 3 ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve, në të cilin kandidati i VLEN, Bilall Kasami fitoi ndaj kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepin me 4.000 vota dallim.

Pos kandidatit Bajram Rexhepit, gjatë ditës së djeshme qarkulloi edhe një fotografi teksa shihej se si shefi i PR-it i Bajram Rexhepit, Ardi Ismaili,  ishte takuar me me kandidaten e Levicës, Katka Bozhinovska.

NA NDIQ NË FACEBOOK