Connect with us

Lajme

Arsim Dalipi mori mijëra vota nga maqedonasit në Strugë, ja detajet (GRAFIKË)

Publikuar

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Strugës tregojnë se kandidati i AKI-t, Arsim Dalipi (AKI), ka siguruar edhe një numër votash nga komuniteti maqedonas pos atij shqiptar dhe turk, fakte që hedhin poshtë retorikën e këtij subjekti se kinse kandidati i tyre u votua vetëm nga qytetarët shqiptarë dhe përfaqëson elektoratin shqiptar.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga KSHZ, Dalipi ka marrë gjithsej 9,719 vota, prej të cilave 8,501 janë nga shqiptarët dhe turqit, ndërsa 1,218 nga komuniteti maqedonas në qytet dhe fshatra.

Në garë me të, kandidati i pavarur Mendi Qyra ka siguruar 9,934 vota, duke përfshirë 7,573 nga shqiptarët/turqit dhe 2,361 nga maqedonasit.

Ky rezultat tregon se, ndonëse mbështetja Dalipit vjen nga votuesit shqiptarë, ai ka arritur të marrë një numër të konsiderueshëm të votave edhe nga elektorati maqedonas, kryesisht nga Levica, duke ngushtuar diferencën me kandidatin e pavarur Mendi Qyra.

NA NDIQ NË FACEBOOK