Connect with us

Lajme

Ardian Shala nga Reçani: Bashkë me LDK-në, Suhareka kthehet në rrugën e zhvillimit dhe dinjitetit

Publikuar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Suharekës, Ardian Shala, ka vizituar sot fshatin Reçan, të cilin e quajti “fshati i pleqnarëve dhe i luftëtarëve”.

Në një takim me banorët e Reçanit, Shala ka shpalosur vizionin e LDK-së për një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Me qytetarët e Reçanit ndamë bashkë vizionin e LDK-së për një qeverisje të përgjegjshme, me theks në arsim cilësor, shërbime dinjitoze, zhvillim të turizmit dhe ekonomi të qëndrueshme lokale,” tha Shala.

Ky është postimi i tij i plotë:

Reçani

Sot isha në në fshatin e të madhit Abdyl Ramaj, në fshatin e pleqnarëve e të luftëtarëve, që i kanë dhënë shumë Suharekës e Kosovës.

Me qytetarët e Reçanit ndamë bashkë vizionin e LDK-së për një qeverisje të përgjegjshme, me theks në arsim cilësor, shërbime dinjitoze, zhvillim të turizmit dhe ekonomi të qëndrueshme lokale.

Reçani di të zgjedhë drejt, me mend, me urtësi dhe me dashuri për vendin, prandaj ka vendosur ta zgjedhë LDK-në.

Kësaj here, bashkë do ta kthejmë Suharekën në rrugën e zhvillimit dhe dinjitetit!

NA NDIQ NË FACEBOOK