Lajme
Albrim Hoxha: Struga po përballet me mungesë të kushteve elementare, zgjidhja është Mendi Qyra dhe lista e VLEN-it

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka theksuar se qytetarët në Strugë po përballen çdo ditë me mungesë të ujit të pijshëm, kushte të papërshtatshme në shkolla dhe ndotje nga deponia e qytetit.
“Struga sot vuan për ujë të pijshëm. Shkollat janë pa dru për ngrohje dhe pa kushte elementare. Çdo ditë e natë po helmohemi nga tymi i deponisë, ndërsa rrjeti i kanalizimit është bërë kërkesë luksi. Krimi dhe korrupsioni lulëzojnë pa asnjë përgjegjësi,” ka shkruar Hoxha.
Ai ka theksuar se qyteti nuk mund të përballojë më “eksperimente politike”, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 19 tetor të votojnë për kandidatin për kryetar komune Mendi Qyrën dhe për listën e VLEN-it.
“Zgjidhja është e qartë. Mendi Qyra dhe lista e VLEN-it. Këshilltarët e VLEN-it do të jenë zëri i struganëve dhe krah i fortë për Mendi Qyrën në mandatin 2025–2029. Më 19 tetor rrethoni numrin 7 për Amir Qazimin dhe 133 për Mendi Qyrën. VLEN, një zë për Strugën!” ka përfunduar Hoxha.
















