Lajme
Albrim Hoxha nga Struga: Me Mendi Qyrën do jemi fitimtarë, ta mbarojmë këtë punë që në raundin e parë

Shefi i shtabit të VLEN në Strugë, Albrim Hoxha ka dalë me një mesazh të fuqishëm para struganëve në tubimin e sontëm se pse duhet të përkrahet kandidati i tyre, Mendi Qyra.
“Ne në Strugë jemi me fat, sepse kësaj radhe kemi një kandidat që është i vendosur, i përkushtuar, i palëkundur dhe me integritet të lartë. Ne do të jemi fitimtare me Mendiun. Mos e harxhoni votën për eksperimente, hajdeni ta mbarojmë këtë punë që në raundin e parë, nuk ka kohë Struga jonë as edhe një ditë për të humbur”, tha Hoxha, ndryshe zëvendësministër i Bujqësisë.
Ai shtoi se është shumë me rendësi që të votohet edhe lista e këshilltarëve të VLEN, numri 7 me Amir Qazimin si bartës liste dhe tjerët.
Ai ka edhe disa fjalë për opozitën shqiptare, duke i akuzuar për presion dhe shantazh ndaj qytetarëve për të marrë pjesë në tubime.
“Nuk lanë drejtorë, mësues, profesor pa bërë presion, pa shantazhuar e kërcënuar për të marrë pjesë njerëz me zor nëpër tubime. Ne nuk jemi si ata, ne bëjmë këtë punë për kokrrën e qejfit, sepse struganët janë njerëz të lirë, të kulturuar dhe edukuar, që dinë të vlerësojnë punën dhe mundin tonë. VLEN e ndryshon lojën, Mendi Qyra e ndryshon lojën”, tha Hoxha.















