Lajme
Albi Qamili: Votova për Tetovën që punon për të gjithë

Bartësi i listës për Tetovën nga koalicioni VLEN, Albi Qamili, ka publikuar një mesazh për qytetarët pas votimit të tij. Ai tha:
“Sapo realizova të drejtën time të votës, duke pasur në mendje të ardhmen e rinisë sonë, shoqërisë dhe qytetin tonë të bukur. Tetovarë, zgjidhni të ardhmen! Votoni për një Tetovë që punon për të gjithë!”, ka thënë Qamili.
Mesazhi i Qamilit vjen në prag të zgjedhjeve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe vizionin për zhvillimin e Tetovës.














