Connect with us

Lajme

Albi Qamili: Banorët e Xhermës do të flasin me një zë për punën e Bilall Kasamit

Publikuar

Bartësi i listës për Tetovën nga koalicioni VLEN, Albi Qamili, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar mbështetjen e fuqishme që banorët e fshatit Xhermë do ta japin më 19 tetor për këtë koalicion dhe për kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Banorët e Xhermës me 19 tetor do të flasin me një zë për punën e Bilall Kasamit, për VLEN, për numrin 7”, – ka shkruar Qamili në postimin e tij.

Sipas tij, qytetarët e Tetovës kanë dëshmuar se vlerësojnë punën konkrete dhe ndryshimet që po ndodhin në komunë nën drejtimin e Kasamit, ndërsa më 19 tetor pritet që kjo mbështetje të vuloset në mënyrë demokratike në kutitë e votimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK