Maqedoni
Albi Qamili: Ata që nënçmojnë shqiptarët morën përgjigjen

Bartësi i listës në Tetovë, Albi Qamili, pas konventës së mbërmshme që u konsiderua masive nga VLEN ka theksuar se shqiptarët kanë treguar unitet dhe vendosmëri.
“Ata që i nënçmojnë shqiptarët e morën përgjigjen mbrëmë, ndërsa dënimin e vërtetë do ta marrin më 19 tetor. E ardhmja i takon shqiptarëve të bashkuar në një zë. Fitore nga Likova deri në Strugë!”, ka shkruar Qamili.
Mbrëmë në sallën sportive Boris Trajkovski në Shkup VLEN mbajti konventën promovuese.
















