Connect with us

Lajme

Alban Hyseni viziton kompaninë prodhuese “Alb Tech” në Gjilan

Publikuar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënkryetarin Luan Aliu dhe kandidatin për asamble Arianit Sadiku, kanë zhvilluar një vizitë në kompaninë vendore “Alb Tech”.

Gjatë vizitës, u vlerësua puna dhe suksesi i jashtëzakonshëm i “Alb Tech”, e cila së shpejti pritet të eksportojë me shumicë në tregun evropian, me etiketën “Made in Kosovo”.

Hyseni theksoi se do të vazhdojnë përkrahjen për prodhuesit vendorë, si pjesë e vizionit për zhvillimin ekonomik të Gjilanit dhe të Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK