Connect with us

Sport

Alarm para ndeshjes Serbi-Shqipëri! Shakohoxha merret nga policia – ja çfarë ndodhi!

Publikuar

Vetëm 24 orë para ndeshjes Serbi–Shqipëri, policia serbe ka shoqëruar gazetarin dhe komentatorin shqiptar Dritan Shakohoxha, duke ngritur menjëherë dyshime për një tension të qëllimshëm para supersfidës.

Shakohoxha, i cili në vitin 2014 komentoi ndeshjen famëkeqe në Beograd, është kontrolluar disa herë sapo ka mbërritur në Serbi. Madje, sipas tij, policët kanë shkuar deri aty sa i kanë kontrolluar edhe çorapet – të cilat, siç u tha me ironi, “rezultuan të lara”.

Pas shoqërimit, ai është lënë i lirë dhe ka reaguar publikisht: “Do të shkoj ta ndjek ndeshjen. Veprime të qëllimshme dhe të papërgjegjshme. Asgjë më shumë se kaq.”

Burime nga mediat serbe raportojnë se autoritetet kanë përgatitur një listë personash – gazetarë, komentatorë dhe figura publike – të cilëve mund t’u ndalohet hyrja në stadium.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze për lirinë e medias dhe mundësinë e tifozëve shqiptarë për të ndjekur ndeshjen në mënyrë të sigurt.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK