Connect with us

Shqipëri

Aksidenti me vdekje, identifikohet viktima – EMRI

Publikuar

Një aksident tragjik rrugor ka marrë jetën e një gruaje në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, duke tronditur komunitetin e zonës. Përplasja fatale ndodhi në mesditën e sotme dhe la pas një viktimë, si dhe një të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30. Dy automjete u përplasën, njëri prej të cilëve ishte i firmës së ujit “Lajthiza”, i drejtuar nga shtetasi D. K. Automjeti tjetër, tip “Volkswagen”, drejtohej nga shtetasja A. Sh.

Për fat të keq, pasojat ishin fatale për pasagjeren që ndodhej në makinën tip “Volkswagen”. Viktima u identifikua si Erjola Sinani, 41 vjeçe. Ajo humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një person tjetër i përfshirë në aksident u transportua me urgjencë në spitalin e Bilishtit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një grup hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK