Kosovë
Zv/ministri Hoxha në Prizren takon Kurtin: Aronia, superfruti që bashkon Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, mori pjesë në Ditën e Aronisë Organike në Prizren, një ngjarje e organizuar nga ArtiFruit dhe Aronica në bashkëpunim me organizatat Mjedra e Kosovës dhe Organika.
Ngjarja u nderua edhe nga pjesëmarrja e Kryeministrit Albin Kurti, Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, si dhe e zëvendësministrit Imri Demelezi, deputetëve dhe diplomatëve, duke i dhënë kështu rëndësi të veçantë këtij aktiviteti.
Zëvendësministri Hoxha përgëzoi kompanitë ArtiFruit dhe Aronica të Esat Berishës, të cilat kanë bërë që aronia e Kosovës të hyjë në tregun zviceran dhe të shndërrohet në një gamë produktesh të çmuara organike, përfshirë lëngje, çajra dhe reçel.
“Aronia është një superfrut me potencial të jashtëzakonshëm jo vetëm për shëndetin, por edhe për zhvillimin e ekonomisë bujqësore,” tha Hoxha. Ai theksoi gjithashtu se ngjarje të tilla dëshmojnë se bujqësia organike mund të bëhet një urë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.















