Connect with us

Maqedoni

Zv.drejtori i Doganave Dauti takohet me ministrin Limani, fokus tek politikat sociale dhe rinia

Publikuar

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

Në fokus të diskutimeve ishin mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve, veçanërisht në fushën e politikave sociale dhe mbështetjes për të rinjtë.

Të dy palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit, duke vënë theks të veçantë në përdorimin e teknologjisë për përmirësimin e qeverisjes dhe ofrimin e shërbimeve publike më efikase për qytetarët.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK