Connect with us

Maqedoni

Zjarr në qendër të Shkupit: Digjen disa automjete, flakët përfshijnë edhe marketin

Publikuar

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pak para mesnatës në qendër të Shkupit, në afërsi të Tregut të Gjelbër. Zjarri ka përfshirë disa automjete të parkuara, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë kapluar një pjesë të marketit afër, transmeton TV21

Banorët e zonës janë shqetësuar nga tymi i dendur dhe shpërthimet që .dëgjoheshin nga automjetet në flakë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet pritet të japin më shumë informacione në orët në vijim.

NA NDIQ NË FACEBOOK