Lajme
Zjarr i qëllimshëm në deponinë afër Haraçinës, era e tymit arrin deri në Shkup

Mbrëmë është vënë zjarr në deponinë pranë Haraçinës, përgjatë rrugës së vjetër drejt Kumanovës. Kjo deponi ka rrethojë dhe portë hyrëse. Zjarrfikësit e Shkupit e gjetën portën e hapur, ndërsa brenda ishte hedhur një sasi e madhe luledielli i paketuar që digjej me flakë të fuqishme, si dhe produkte të tjera të djegshme, tha Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim
















