Lajme
Zeqirija Ibraimi: VLEN nga Kumanova po vazhdon rrugën e ndryshimit

Zeqirija Ibraimi, një nga liderët e koalicionit VLEN, sonte nga Kumanova tha se VLEN nuk është vetëm një koalicion politik, por “një zë, një numër, një ide”.
“VLEN një zë 7!”, tha ai para të pranishmëve, ku u bë hapja e Shtabit zgjedhor dhe promovimi i listës së kandidatëve për këshilltarë komunalë si dhe i kandidatit për kryetar komune nga radhët e VLEN-it, Arben Etemi.
“Sonte në Kumanovë po flasim për kapitullin e ri të VLEN, një rrugëtim që është nisur para katër viteve, në pushtetin lokal me projekte të prekshme që ndryshuan komplet pamjen e vendbanimeve shqiptare! Në Kumanovë nuk po nisim, por po e vazhdojmë rrugën e ndryshimit!”, nënvizoi mes tjerash, Ibrahimi.
















