Connect with us

Lajme

Zeqirija Ibraimi: UÇK-ja vlera më e lartë e kombit tonë, turp për ata që shpifin!

Publikuar

Zeqirija Ibraimi, njëri nga liderët e VLEN-it gjatë hapjes së Shtabit sonte në Zhelinë ka dalë me porosi të fuqishme kundër oponentëve politik të cilët së fundmi po shpifin kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe kundër UÇK-së, duke angazhuar bile siç tha ai “edhe ca gazetarë”.

“Për oponentët pasi nuk kanë bërë asnjë projekt lokal e asnjë ofertë për pushtetin lokal gjithnjë mundohen të shpikin dhe të shpifin tashmë, sepse nuk u beson askush atyre. Kanë angazhuar ca gazetarë të vegjël të cilët mundohen që të shpifin duke thënë se ne qenkemi edhe kundër UÇK-së dhe MO-së, apo gjepura të tilla”, tha Ibraimi.

Ai rikujtoj se nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.

“Asnjëherë nuk kemi dalë në skenë dhe të bërtasim UÇK, UÇK dhe t’u themi njerëzve se duhet ta na votoni sepse duhet ta blejmë Soravinë, në kohën tonë nuk është vrarë hoxha i Merovës, por është vrarë në kohën e qeverisjes së tyre, andaj të fundit që në këtë planet mund të akuzojnë dikë se a ka respekt apo nuk ka respekt për UÇK-në janë ata”, tha Ibraimi.

Ne kemi respektin e plotë për UÇK-në, shtoi ai, si vlera më e lartë e kombit dhe suksesi më i lartë i kombit tonë, por ju qoftë për turp atyre siç tha, “që e keqpërdorën gjakun e ushtarëve të UÇK-së që ta pasurojnë vetën dhe familjen e tyre”.

Ai ka edhe një porosi për oponentët politik dhe opozitën shqiptare:

“Dhe nëse dikush prej atyre është i gatshëm të ballafaqohet në debat, në çfarë vendi apo cilindo televizion, se si ata i bënë zero djersën dhe gjakun e dëshmorëve dhe në MO-në apo preambulën e saj nuk ndryshuan asgjë në kuptimin e statusit të shqiptarëve jam i gatshëm të ballafaqohem me secilin prej tyre”.

Advertisement
Shqipëri7 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme1 hour ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme1 hour ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni3 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota3 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme3 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni3 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni3 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota3 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni3 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

Maqedoni4 hours ago

Rritet çmimi naftës

Maqedoni4 hours ago

Bujar Osmani: Autostrada Shkup–Bllacë nuk e ndryshoi trasenë, qytetarët meritojnë përgjigje për dy vitet e humbura

NA NDIQ NË FACEBOOK