Connect with us

Shqipëri

Zbulohet programi i qeverisë ‘Rama 4’: Paga minimale 500 € dhe …

Publikuar

më

Zbardhet programi i ri qeveritar, i cili pritet të prezantohet nesër në seancën parlamentare. Në kapitullin “Puna dhe Kapitali njerëzor”, qeveria ‘Rama 4’ ka parashtruar disa objektiva ambiciozë për tregun e punës dhe ekonominë, duke synuar rritjen e ndjeshme të pagave dhe uljen e papunësisë.

Planet për pagat dhe punësimin

Sipas dokumentit, një nga prioritetet kryesore është rritja e pagave:

  • Paga minimale: Synohet të arrijë në 500 € deri në vitin 2026. Për 18 muajt e parë të kësaj rritjeje, punëmarrësit me paga të ulëta nuk do të kenë asnjë taksë shtesë.
  • Paga mesatare: Synohet të arrijë në 1,000 € në nivel kombëtar deri në vitin 2030, ndërsa në sektorin publik pritet të shkojë në 1,200 €.

Përveç rritjes së pagave, programi synon edhe uljen e papunësisë:

  • Papunësia e përgjithshme: Qeveria ka si objektiv ta ulë në 6% deri në vitin 2030.
  • Papunësia e të rinjve: Synohet që papunësia te të rinjtë të bjerë nën 15%.

Vizioni për arsimin profesional dhe diasporën

Programi thekson rëndësinë e investimit në arsimin profesional si një mjet për të përmbushur nevojat e tregut të punës. Deri në vitin 2030, parashikohet që 1 në 3 nxënës të ndjekë arsimin profesional. Gjithashtu, shkollat profesionale do të transformohen në qendra multifunksionale, duke ofruar konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesionet e kërkuara në treg.

Në kuadër të këtij programi, qeveria synon edhe të ndërtojë ura me diasporën shqiptare, duke ofruar:

  • Programe të dedikuara për rikthimin e talenteve.
  • Transferim të ekspertizës.
  • Ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.

Gjithashtu, do të vazhdojë puna për nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale për shqiptarët jashtë vendit.

Advertisement
Shqipëri17 minutes ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme43 minutes ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Lajme60 minutes ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme1 hour ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme1 hour ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme1 hour ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni1 hour ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme2 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Sport3 hours ago

Lavdrim Kasami grumbullohet te Maqedonia U19 për eliminatoret 2027

Kosovë3 hours ago

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…

NA NDIQ NË FACEBOOK