Shqipëri
Xhevairi përfitoi nga varfëria e shokut dhe i përdhunoi vajzën e mitur – Jepet dënimi

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg një 67-vjeçar nga Berati, pasi ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 12-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje në vitin 2023, kur i akuzuari, Xhevair Veizi ka shfrytëzuar gjendjen ekonomike të familjes së vajzës dhe njohjet me ta, për të abuzuar me të miturën.
Ai e ka ftuar vajzën në një banesë me qira, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Gjatë arrestimit, në banesë u gjetën dy armë dhe municion luftarak. Përveç akuzave për abuzim, ai është hetuar edhe për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet janë ende në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e drejtësisë për viktimën.
















