Connect with us

Kosovë

Vritet një person në Ferizaj, policia arreston të dyshuarin

Publikuar

Një person rreth 40 vjeç është vrarë sonte në fshatin Balaj të Ferizajt. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar edhe një armë nga i njëjti, shkruan Insajderi.

Nga Policia e Ferizajt kanë thënë se kanë nisur hetimet mbi rastin.

“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, ka konfirmuar për Insajderi, zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

NA NDIQ NË FACEBOOK