Connect with us

Shqipëri

Vrasja me thikë – Kush është viktima, hetuesit bëjnë zbulimin shokues

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku 51-vjeçari Valbon Beqiraj (i njohur edhe si Marko) u gjet i masakruar me thikë në banesën ku po qëndronte. Policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 10 persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe autori i krimit.

Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore konfirm on se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një mjet prerës (thikë).

Sipas burimeve pranë hetimit, po hetohen disa pista për zbardhjen e krimit. Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt para ngjarjes fatale, ndërsa një tjetër pistë është ajo e një romance jashtëmartesore të Beqirajt, i cili ishte baba i një djali 12-vjeçar. Gjithashtu, banesa ku u gjet i vdekur viktima, e cila i ishte lënë nga një mike, dyshohet se është përdorur edhe për konsum të lëndëve narkotike nga viktima dhe miqtë e tij.

Trupi i 51-vjeçarit u zbulua rreth orës 19:30 nga nipi i tij, pasi bashkëshortja e viktimës nuk kishte marrë përgjigje prej tij gjatë ditës. Për identifikimin e autorit, grupi hetimor ka mbledhur gjurmë gishtash nga vendi i krimit dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK