Connect with us

Lajme

VLEN hap shtabin në Krushevë, Ibrahimi: Jemi zëri i ndryshimit

Publikuar

Një ditë e ngarkuar me energji pozitive është përmbyllur me hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN-it në Komunën e Krushevës.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirja Ibrahimi, i cili theksoi se mbështetja për këtë lëvizje po vjen nga çdo cep dhe çdo vendbanim, duke u rritur dita ditës si vazhdim i rrugës së nisur vitin e kaluar.

“VLEN është zëri i ndryshimit,” u shpreh Ibrahimi, duke shtuar se hapja e shtabeve është dëshmi e fuqisë organizative dhe besimit që qytetarët kanë tek vizioni i VLEN-it për të ardhmen.

Hapja e shtabit zgjedhor në Krushevë shihet si një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin e koalicionit drejt zgjedhjeve, duke fuqizuar rrjetin e tij në të gjitha komunat.

NA NDIQ NË FACEBOOK