Bota
Virusi i rrallë në kufi me Shqipërinë! Ka humbje jete

Greqia ka regjistruar vdekjet e para të vitit nga virusi i Nilit Perëndimor, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat që e ka origjinën në Afrikë.
Raporti nga autoriteti shëndetësor EODY, zbuloi se dy pacientët ishin mbi 78 vjeç dhe kishin një infeksion të sistemit nervor qendror të shkaktuar nga virusi.
Autoriteti shëndetësor tha se deri më 20 gusht të këtij viti ishin konfirmuar gjithsej 47 raste të etheve të Nilit Perëndimor.
Njëmbëdhjetë pacientë ishin trajtuar në spital, dy prej të cilëve ishin në kujdesin intensiv.
Numri i rasteve të pa raportuara ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë njerëz të infektuar nuk zhvillojnë asnjë simptomë ose përjetojnë vetëm simptoma të lehta si dhimbje koke dhe dhimbje gjymtyrësh.
Rastet e rënda, që përfshijnë temperaturë të lartë, ndodhin kryesisht tek të moshuarit ose te personat me probleme shëndetësore.
Shumica e rasteve aktuale janë raportuar në zonat rurale përreth Athinës dhe në Greqinë qendrore.
Patogjenët viralë transmetohen nga disa mushkonja. Mjekët këshillojnë përdorimin e medikamenteve kundër mushkonjave.
















