Bota
(VIDEO) Momenti që tronditi shkollën: 11-vjeçari shoqërohet nga policia me pranga në duar para gjithë klasës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Florida: një nxënës vetëm 11 vjeç është arrestuar pasi dyshohet se ka shkruar një “listë vrasjesh” në bankën e tij në shkollë.
Zyra e Sherifit të Qarkut Volusia tha se djali akuzohet për kërcënim ndaj nxënësve të tjerë në Shkollën e Mesme “Southwestern” në DeLand.
Sipas policisë, djaloshi kishte hartuar listën pasi “ishte i inatosur dhe po kalonte një ditë të keqe”. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë momentin kur 11-vjeçari shoqërohet me pranga, duke ndezur reagime dhe debat mbi sigurinë në shkolla dhe shëndetin mendor të fëmijëve.
Ky rast ka shkaktuar një reagim të fortë në opinionin publik amerikan, duke ngritur pyetje mbi sigurinë në shkollat publike, rolin e autoriteteve dhe nevojën për mbështetje psikologjike për nxënësit.
















