Connect with us

Shqipëri

Veliaj tenton daljen nga qelia për tu përballur me Ramën: Dua..

Publikuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, i ka dërguar një kërkesë zyrtare Këshillit Bashkiak të Tiranës për të marrë pjesë në mbledhjen e 23 shtatorit, ku do të votohet propozimi për shkarkimin e tij nga detyra. Në letrën e tij, Veliaj argumenton se mungesa në detyrë nuk është vullnetare, por shkak i një “mase sigurie” disproporcionale të vendosur nga gjykata.

Veliaj e përshkruan masën e sigurisë si një veprim që jo vetëm e ka izoluar atë si individ, por ka paralizuar edhe qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë. Ai thekson se kjo krizë është shkaktuar nga një vendimmarrje gjyqësore e padrejtë dhe se kjo nuk duhet të zgjidhet me një shkelje tjetër të Kushtetutës, duke iu referuar shkarkimit të tij.

Apeli i Veliajt për Këshillin Bashkiak

Në letrën e tij, Veliaj thekson se Këshilli Bashkiak duhet të respektojë vullnetin e 160,000 zgjedhësve që i dhanë atij mandatin. Ai i bën thirrje këshilltarëve që të mos zëvendësojnë këtë vullnet me një akt të pajustifikuar juridikisht, pasi një veprim i tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.

Ai përsëriti se kjo çështje nuk ka të bëjë me interesin e tij personal, por me respektimin e mandatit që i është dhënë nga qytetarët e Tiranës. “Mandati nuk është i imi, por i qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të tretë më kanë dhënë nderin e jetës sime,” shkruan Veliaj.

Për këtë arsye, dhe në respekt të së drejtës për t’u dëgjuar, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi përfundimtar. Kjo kërkesë e tij vjen në një kohë kur Partia Socialiste, përmes këshilltarëve të saj, po ndjek procedurat për ta shkarkuar Veliajn dhe për të hapur rrugën për zgjedhje të reja në kryeqytet.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK