Connect with us

Lajme

Veliaj shkarkohet nga partia – Te Sheshi

Publikuar

Prej sot, Erion Veliaj nuk është më kryetar i Bashkisë së Tiranës e kësisoj s’mund të shprehet si i tillë nga qelia. Ka qenë vetë partia e tij që e ka shkarkuar, fiks siç dha direktivën e tij Rama, duke ia adresuar këtë aksion këshilltarëve bashkiakë socialistë. Këta të fundit, me pak përjashtime, siç Gazmend Paja që nuk ishte fare i pranishëm në votim, e shkarkuan Veliajn pa asnjë formë rezistence, për t’i hapur rrugë tashmë Ogerta Manastirlliut, si e përzgjedhura e Ramës për të kandiduar për Tiranën e zënë vendin e Veliajt.

Ky i fundit kërkoi që të ishte i pranishëm në seancën e shkarkimit, por kërkesa nuk iu morr në konsideratë.

Akti i shkarkimit ndodhi mes pikëpyetjeve të shumta të ligjshmërisë proceduriale, gjë që mund t’i lejojë Veliajt ankimimin në Gjykatën Administrative nën pretendimin e paligjishmërisë. Dhe kjo varet tashmë nga ai, nëse do bëjë të urtin ndaj partisë së tij e kryeministrit njëherësh, apo do bëjë rebelin, diku dhe me të drejtë. /tesheshi.com/   

 

NA NDIQ NË FACEBOOK