Bota
Vdes burri, detajet e renda

LARISA, GRQI — Një burrë rreth 50 vjeç, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Halki të Larisës, Greqi. Ngjarja ndodhi pak para orës 18:00, teksa ai po kryente punime mbi një pemë me një sharrë elektrike.
Në rrethana ende të paqarta, viktima humbi kontrollin e sharrës, e cila i ra mbi trup, duke i shkaktuar një plagë fatale në këmbë. Goditja preku arterien kryesore të kofshës, duke shkaktuar një gjakderdhje masive.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës së EKAV-it, të cilët e transportuan me shpejtësi në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, burri ndërroi jetë pak orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.
















