Connect with us

Shqipëri

Vangjush Dako duhet të kthehet në qeli! Apeli merr vendim final

Publikuar

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Bëhet fjalë për vendimin e marrë më 25 nëntor të vitit të kaluar, përmes të cilit Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon.

Ish-kryebashkiaku socialist, Vangjush Dako ka kryer deri më tani 6 muaj paraburgim dhe 13 muaj arrest shtëpie. Ndërsa pjesën e mbetur të dënimit Vangjush Dako duhet ta kryejë ne burg.

Burime bëjnë me dije se, sipas avokatit të Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut i mbaron dënimi me datë 27 shtator, që do të thotë se i mbeten dhe 11 ditë për të vuajtur dënimin në burg.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK