Lajme
Valbon Limani: Hapja e shtabit në Forinë, nder dhe krenari

Kandidati i AKI-së për Gostivarin, Valbon Limani, mbrëmë ka hapur shtabin zgjedhor në fshatin Forinë, vendlindjen e tij.
“Shumë të lumtur të ishim sonte në Forinë, vendin tim të origjinës, i cili ka ditur t’i japë figura të rëndësishme për të gjithë vendin. Hapja e Shtabit aty është nder dhe krenari. Me Forinën n’zemër,” ka shkruar Limani.
Ai theksoi se Forina ka qenë gjithmonë vend me vlera të veçanta, duke shprehur besimin se do të japë mbështetje të fuqishme në këtë garë zgjedhore.
















