Connect with us

Lajme

Uzairi nga ASH: Kasami u revanshohet të gjithë atyre që nuk mendojë si ai

Publikuar

më

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një press konference ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami se po bën revanshizëm mbi të gjithë ata që smendojnë njejtë si ai dhe se kjo është një luftë shtrigash nga friga e humbjes së sigurtë.

“Si shembull konkret të hakmarrjes, Aleanca për Shqiptarët përmend rastin e biznesmenit dhe sportistit të njohur tetovar, Sinan Idrizi, i cili vetëm para pesë ditësh njoftoi aderimin në Aleancë. Menjëherë pas kësaj, para objektit të tij është shfaqur ekskavatori i komunës dhe është prishur tarraca e restorantit të tij.
Kush nuk mendon si Bilall Kasami, nuk duhet të ekzistojë. Ky është një rast tipik i hakmarrjes së pastër politike.

Aleanca për Shqiptarët sjell edhe një fakt tjetër për të dëshmuar selektivitetin politik të kryetarit të Tetovës. Ekziston vendim komunal edhe për prishjen e tarracës së subjektit “MGM Kom” – me pronar H.H., por ai nuk është ekzekutuar, pasi pronari i tij është donator i partisë së Kasamit dhe i inkasantit Adnan Azizi. Se Bilall Kasami po bën luftë shtrigash dhe drejtësi selektive, dëshmon edhe fakti se një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, A.B., ka zënë hapësirën publike – trotuarin te ura, në afërsi të stacionit policor, pa asnjë lloj dokumenti, dhe për të nuk vlejnë ligjet, sepse ka qenë ish-këshilltar i Lëvizjes Besa, udhëheqës i urbanizmit dhe tani këshilltar personal i Bilall Kasamit”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK