Bota
Ukrainasja që i shpëtoi luftës, theret në gjakftohtësi në tren në SHBA – Trump shpërthen me deklaratë të fortë!

Një reagim i fortë ka ardhur nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, pas ngjarjes tronditëse që ndodhi më 22 gusht në Charlotte, North Carolina, ku Iryna Zarutska, një refugjate 23-vjeçare nga Ukraina, u ther për vdekje në një tren publik nga DeCarlos Brown, një person me precedentë të shumtë penalë dhe probleme të rënda mendore.
Në një postim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e quajti ngjarjen “të tmerrshme”, duke theksuar se viktima ishte një vajzë e re dhe e bukur që kishte ikur nga lufta në Ukrainë për të kërkuar siguri në SHBA, por u vra në mënyrë barbare nga një “i çmendur me histori kriminale”.
“Gjaku i kësaj gruaje të pafajshme mund të shihet ende duke rrjedhur nga thika e vrasësit, dhe tani ai gjak është në duart e Demokratëve që refuzojnë të fusin kriminelët në burg”, shkruan Trump.
Ai sulmoi ashpër politikat liberale të lirimit me kusht pa garanci (cashless bail), duke përmendur faktin që autori i ngjarjes ishte arrestuar 14 herë më parë, por ishte liruar sërish në janar, duke bërë që të ishte i lirë për të kryer këtë krim makabër.
Trump i bëri thirrje publikut të votojë për kandidatin republikan Michael Whatley në zgjedhjet për Senatin, duke thënë:
“Vetëm republikanët do të sjellin LIGJ DHE REND. Ku është indinjata e mediave për këtë tragjedi të tmerrshme?”
Ngjarja e rëndë dhe reagimi i Trump kanë shkaktuar valë zemërimi në rrjetet sociale dhe në skenën politike amerikane, ku shumë po pyesin: si ishte e mundur që një person i rrezikshëm, i diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor dhe me një dosje të pasur kriminale, të ishte i lirë në rrugë?
Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë konfirmuar se Brown është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, dhe ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit.
Iryna Zarutska, viktima, kishte ardhur në SHBA për të ndërtuar një jetë të re, por tragjikisht humbi jetën në një akt brutal që ka tronditur jo vetëm Amerikën, por edhe opinionin ndërkombëtar.
Lexo edhe:
23-vjeçarja theret për vdekje në tren! Publikohet VIDEO tronditëse
















