Connect with us

Maqedoni

U shkatërrua rrjeti sirian, paratë e drogës u shndërruan në ar që u transportua edhe në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky rrjet akuzohet se pastronte paratë nga trafiku i drogës në Itali dhe Francë, duke i shndërruar paratë e gatshme në shufra ari. Ari më pas u transportua në shtete të ndryshme, përfshirë në Kosovë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Policia italiane arrestoi pesë persona në rajonet veriore të Piedmontit dhe Lombardisë duke sekuestruar 17 milionë euro, thanë prokurorët italianë përmes një deklarate.

Hetimi u krye nga një ekip i përbashkët që përfshinte policinë tatimore të Italisë dhe xhandarmërinë franceze në Marsejë dhe përpjekjet u koordinuan nga drejtoria kombëtare kundër mafias në Itali dhe zyra e prokurorit në Marsejë, së bashku me Eurojust dhe Europol.

Gjatë më shumë se gjashtë muajve, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën, thanë prokurorët.

“Aty, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare”, u tha në njoftim.

Ari më pas u transportua në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Marok.

“Është hera e parë që hetuesit kanë arritur të rindërtojnë rrjedhjen e parave të drogës, të gjeneruara jashtë vendit, të cilat më pas janë shndërruar në ar – një aset që më lehtë transportohet”, u tha në njoftim.

Prokurorët thanë se kanë identifikuar një rrjet të gjerë të shtetasve sirianë të përfshirë në këtë proces.

Prokurorët italianë thanë se xhandarmëria franceze po ashtu ka kryer arrestime të të dyshuarve të tjerë të përfshirë në mbledhjen e të ardhurave nga droga në Francë.

Lajme3 seconds ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri1 minute ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë6 minutes ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme6 minutes ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Lajme6 minutes ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Maqedoni7 minutes ago

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Lajme8 minutes ago

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Lajme2 hours ago

Foto historike e qershorit 1999: Hashim Thaçi dhe Arbën Xhaferi në helikopterin gjerman duke parë Kosovën e lirë

Shqipëri2 hours ago

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Lajme3 hours ago

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Kosovë4 hours ago

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë ”, mesazhi i Shqipe Selimit një ditë pas vendimit të Hagës

Maqedoni4 hours ago

Humbi jetën pasi dyshohet se e goditi rryma gjatë larjes së automjetit

NA NDIQ NË FACEBOOK