Connect with us

Bota

Trupi i Charlie Kirk surprizon mjekët

Publikuar

Andrew Kolvet, zëdhënësi i Turning Point USA, ka zbuluar një detaj tronditës dhe prekës mbi momentin kur u vra aktivisti konservator Charlie Kirk më 10 shtator në Utah.

Sipas Kolvet, kirurgu që trajtoi Kirkun e ka cilësuar një “mrekulli absolute” faktin që plumbi nuk doli nga trupi i tij. Pas shënjestrës, sipas tij, ndodheshin dhjetëra studentë dhe të ftuar, dhe një plumb i tillë me fuqi të lartë zakonisht kalon tej trupit, duke rrezikuar viktima të tjera.

“Edhe në vdekje, Charlie arriti të shpëtojë jetë,” – tha Kolvet, duke shtuar se mjeku e kishte përshkruar densitetin e kockave të tij si të jashtëzakonshëm, çka pengoi daljen e plumbit.

Ky detaj, i publikuar pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik amerikan, është cilësuar si një nga momentet më të ndjera dhe simbolike në historinë e aktivistit konservator.

Advertisement