Connect with us

Bota

Trump paralajmëron një luftë të re, kërcënon këtë shtet: Gjëra të këqija do të ndodhin

Publikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish debatin publik me një postim të tijin të fundit.

Ai i ka bërë një kërcënim të hapur Afganistanit, duke kërkuar kthimin e bazës ajrore Bagram.

Në rrjetin social “Truth Social”, Trump shkroi:

“Nëse Afganistani nuk ia kthen bazën ajrore Bagram atyre që e ndërtuan, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, GJËRA TË KËQIJA DO TË NDODHIN!!!”.

Kjo kërkesë e tij vjen pas deklaratës së bërë gjatë një vizite në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai shprehu dëshirën për të rimarrë bazën për shkak të afërsisë së saj me Kinën.

Talebanët e quajtën kërkesën e Trump “të pabazë” dhe deklaruan se nuk do ta dorëzojnë kurrë bazën, pavarësisht kërcënimeve.

Ky postim tregon se tensionet midis dy palëve mbeten të larta.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK