Connect with us

Bota

Tre vajza torturohen dhe vriten LIVE në TikTok

Publikuar

BUENOS AIRES, ARGJENTINË — Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Argjentinë dhe ndërkombëtarisht, ku tre vajza të reja, Lara Gutierrez (15 vjeç), Brenda del Castillo (20 vjeç) dhe Morena Verdi (21 vjeç), janë rrëmbyer, torturuar dhe vrarë në mënyrë brutale nga një bandë e trafikut të drogës. Një pjesë e tmerrit u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok.

Kurthi dhe hakmarrja e bandës

Sipas autoriteteve, vajzat u mashtruan duke u ftuar në një “event” dhe përfunduan në duart e bandës narkotrafikante. Krimi makabër dyshohet se ndodhi si hakmarrje për vjedhjen e disa kilogramëve kokainë.

Detajet e zbuluara nga vendi i krimit janë të tmerrshme. Sipas policisë, Lara Gutierrez kishte humbur gishtat e dorës së majtë para se të ekzekutohej. Brenda del Castillo u gjet me plagë të rënda në kokë dhe bark të çarë, ndërsa Morena Verdi ishte asfiksuar me një qese plastike.

Hetimet dhe arrestimet

Trupat e pajetë të vajzave u gjetën të groposur në një kopsht pesë ditë pas zhdukjes së tyre. Ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Javier Alonso, konfirmoi se vajzat ishin parë për herë të fundit duke hipur në një automjet “me dëshirë”, pa e ditur se po binin në kurthin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar.

Deri më tani, policia ka arrestuar katër persona të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim, ndërsa udhëheqësi i bandës besohet se është larguar nga vendi. Hetimet po vazhdojnë me intensitet për të çmontuar të gjithë rrjetin kriminal dhe për të sjellë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e kësaj masakre që ka tronditur Argjentinën dhe ka hapur sërish debatin mbi rreziqet e thella të trafikut të drogës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK