Connect with us

Bota

Tragjedi në det ka humbje jete

Publikuar

Një varkë që transportonte një grup migrantësh është përmbysur në brigjet e Tobrukut, në verilindje të Libisë, duke shkaktuar humbjen e të paktën 61 personave, përfshirë gra dhe fëmijë. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Sipas deklaratave të UNHCR-së, nga 74 persona në bord, vetëm 13 kanë arritur të mbijetojnë.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, anija ishte nisur nga qyteti bregdetar Zuwara, në perëndim të Libisë, afër kufirit me Tunizinë. Të gjitha viktimat thuhet se janë shtetas sudanezë, të cilët po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për të arritur në Evropë përmes rrugës qendrore të migracionit.

“Mesdheu Qendror mbetet një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit në botë,” thuhet në deklaratën e agjencive të OKB-së, të cilat shprehën ngushëllime për familjet e viktimave dhe bënë thirrje për veprim ndërkombëtar.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se zgjidhja afatgjatë ndaj këtyre tragjedive ndërlidhet me përfundimin e luftës në Sudan, e cila ka detyruar mijëra qytetarë të braktisin vendin. Konflikti mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), i cili nisi në prill të vitit 2023, ka përshkallëzuar situatën humanitare dhe ka pamundësuar kthimin e sigurt të civilëve në vendin e tyre.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK