Kosovë
Tjetër ngjarje e rëndë, ka humbje jete

Pak orë më parë në Pejë ka ndodhur një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.
Një burrë mbi të 50-tat dyshohet se me një armë zjarri, pushkë të gjatë, në një banesë në qytet, ka qëlluar veten për vdekje.
Motivi ende nuk dihet, por Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli, i kontaktuar nga Insajderi, ka thënë se tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.
“Bashkë me njësitet relevante policore jemi në vendin e ngjarjes. Po mbledhim provat, ndërsa kam lëshuar autorizimin edhe për kryerjen e autopsisë, por në këtë fazë nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Qavolli.
















