Connect with us

Lajme

Tirana Film Festival shkëput parnteritetin me ambasadën e Izraelit dhe heq logon e tyre

Publikuar

Tirana Film Festival ka bërë një deklaratë zyrtare në profilin e vet në Instagram këtë të shtunë, ku njofton se ka marrë vendimin ta ndërpresë bashkëpunimin ose financimin nga ambasada izraelite dhe ta largojë logon e tyre, shkruan TRT.

Në deklaratë shkruhet: “Për ne, arti është gjithmonë më i rëndësishëm se politika. Ne qëndrojmë fort kundër të gjitha formave të gjenocidit, dhunës, shtypjes dhe padrejtësisë. Ne duam të krijojmë ura, jo barriera, dhe të nxisim dialogun dhe lidhjen përmes kinemasë. Për këtë arsye, sot kemi marrë masat e nevojshme duke hequr logon dhe duke shkëputur partneritetin me ambasadën izraelite.”

Më tej, shpjegohet se meqënëse shteti izraelit i ndërpreu fondet Festivalit Ophir pas ndarjes së Çmimit për një film palestinez, tërheqja vjen edhe si simbolikë, si një deklaratë parimore, një gjest solidariteti dhe një kujtesë se TIFF-ja mbështet lirinë, artin dhe artistët kudo që janë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK