Lajme
Theret me thikë një person tek “Xhamia e Llapit”


Një rrahje ka ndodhur sot tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar nga përdorimi i thikës.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Plana, i cili ka shtuar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
”Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ai për Insajderin.



















