Connect with us

Lajme

Tentim vrasje në Pejë, i dyshuari në arrati

Publikuar

Një tentim vrasje ka ndodhur sot në Pejë. Siç mëson Insajderi i dyshuari ka plagosur viktimën.

Viktima i ka mbijetuar plagëve dhe është në spital për momentin, ndërsa nuk dihen detaje të tjera për gjendjen e tij.

I dyshuari ndodhet në arrati.

Insajderi ka biseduar me prokurorin kujdestar, Ersan Qavolli i cili konfirmoi se ka marrë informacionet e nevojshme nga terreni për hetimin e rastit.

“Jam në terren. Jam duke i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme. Rasti po trajtohet si tentim-vrasje, por deri këto momente nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë për Insajdrin Ersan Qavolli, Prokuror në Pejë.

Sipas burimeve të Insajderit, Prokuroria tashme e ka identifikuar të dyshuarin.

NA NDIQ NË FACEBOOK