Connect with us

Bota

Të pabesët e jo vetëm: masakra më e fundit izraelite në Gaza

Publikuar

Një masakër e paparë ndaj civilëve palestinezë ndodhi orët e fundit në Gaza. Ushtria izraelite u kërkoi banorëve të Qytetit të Gazës të evakuohen me forcë në jug. Një familje palestineze mblodhi sendet e tyre në një automjet dhe u drejtua drejt Gazës jugore. Gjatë rrugës, ushtria bombardoi automjetin e tyre, duke vrarë pesë gra dhe fëmijë brenda. Pra, nëse nuk evakuohen, do të vriten. Por edhe nëse evakuohen, sërish do të vriten. Kjo është pabesia tipike e një shteti gjenocidal.

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj të dhunshme ajrore në Rripin e Gazës, duke shkatërruar ndërtesa dhe objekte të shumta civile, duke rezultuar në të paktën 103 vdekje që nga mëngjesi i së martës.

Ushtria pushtuese izraelite ka përsëritur paralajmërimin e saj për banorët e Qytetit të Gazës që të evakuohen menjëherë, duke njoftuar nisjen e një operacioni të madh ushtarak për të pushtuar qytetin. Ushtria izraelite tha se dy divizione ushtarake kishin filluar një operacion në qytet dhe se një e treta do t’u bashkohej së shpejti.

Nga ana tjetër, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, tha: “Kemi filluar të thellojmë operacionin drejt zemrës së Qytetit të Gazës, i cili konsiderohet një zonë jetike për Hamasin.”

Por nuk është çështje Hamasi, është çështje zbrazje e Gazës prej banorëve të saj. Dhe në këtë realitet, Izraeli ka dështuar dy herë: e para që të mundë të Hamasin, e dyta që të realizojë spastrimin e Gazës. Ndaj dhe vijon masakrat. /tesheshi.com/