Lajme
Taravari reagon pas sulmit në Tetovë: Shqiptarët të mbrohen, janë të përndjekur dhe të pambrojtur

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në
Tetovë, ku dy të rinj shqiptarë u sulmuan fillimisht verbalish dhe më pas fizikisht nga persona që, sipas tij, i kanë targetuar vetëm pse janë shqiptarë.
“Përveçse dënoj këtë krim, përveçse kërkoj zgjidhje ligjore urgjente, apeloj në të gjithë institucionet ndërkombëtare të tregojnë vëmendje në mbrojtje të popullit tonë që aktualisht është i përndjekur dhe i pambrojtur në këtë shtet”, shkroi Taravari.
Ai theksoi se ngjarje të tilla nuk duhet të mbeten të paadresuara dhe kërkoi veprim urgjent nga organet e drejtësisë, duke paralajmëruar se mosndëshkimi vetëm sa nxit tensione të mëtejshme.















