Connect with us

Bota

Sulmi ajror Izraelit në Katar – Ja kush ishte objektivi i Tel Avivit

Publikuar

Një sulm ajror i paprecedentë nga Izraeli ka ndodhur në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke ndezur frikën për një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ky është sulmi i parë i këtij lloji që Izraeli ndërmerr jashtë zonave të zakonshme të konfliktit si Gaza, Libani apo Siria.

Sipas raportimeve, avionë luftarakë izraelitë goditën një zonë pranë kompleksit rezidencial të Gardës Emirale, ku besohej se ndodhej Khalil al-Hayya, një figurë kyçe e Hamasit që ishte e përfshirë në bisedimet e fundit për armëpushim me SHBA-në dhe Katarin. Pamjet dramatike në rrjetet sociale tregojnë re të mëdha tymi mbi zonën e goditur.

Qeveria e Katarit ka dënuar ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si një “akt kriminal” dhe “shkelje flagrante të sovranitetit kombëtar”. Autoritetet paralajmëruan se ky akt mund të cenojë stabilitetin e të gjithë rajonit.

Fakti që sulmi ndodhi gjatë kohës kur Hamasi ishte në bisedime për armëpushim në Doha, e bën ngjarjen edhe më të tensionuar. Ekspertët paralajmërojnë se kjo lëvizje nga Izraeli mund të ndërpresë çdo përpjekje për paqe dhe mund të ketë pasoja afatgjata për stabilitetin në Lindjen e Mesme. Akoma nuk ka konfirmime për viktima, por situata mbetet e rrezikshme dhe e paqartë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK