Connect with us

Bota

Sulm i madh me raketa, dhjetra viktima

Publikuar

Forcat izraelite kanë nisur një valë të re sulmesh në Gaza, duke goditur zonat pranë disa prej spitaleve të pakta që kanë mbetur në funksion, ndërsa sulmi tokësor në qytetin e Gazës vazhdon. Burime shëndetësore i thanë Al Jazeera-s se të paktën 83 palestinezë u vranë nga forcat izraelite sot.

Raketat goditën zonat përreth spitaleve al-Shifa dhe al-Ahli, ndër të paktat që ende funksionojnë. Të paktën 15 persona u vranë jashtë al-Shifa, ndërsa katër të tjerë vdiqën në një sulm tjetër pranë al-Ahli.

Teksa Izraeli vijon sulmet në Gaza, Hamasi, nga ana tjetër, sipas mediave izraelite ka vendosur forca dhe burime terroriste për të kryer sulme në Bregun Perëndimor. Nën këtë paralajmërim, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë intensifikuar operacionet e arrestimit kundër të dyshuarve për aktivitete terroriste në zonë.

Katari gjithashtu, i inatosur me sulmin e disa ditëve më parë në Doha, synon të ndërmarrë veprime ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) pasi IDF shënjestroi zyrtarë të lartë të Hamasit në Doha. Ministri i Shtetit i Katarit, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, postoi në llogarinë e tij X se kishte zhvilluar dy takime në lidhje me çështjen me Zëvendës Prokurorin e GJNP-së, Nazhat Khan.

“Unë përsërita angazhimin e Katarit për të mbështetur rrugën e drejtësisë ndërkombëtare dhe për të siguruar që ata që kanë kryer krime të mbahen përgjegjës dhe të mos i shpëtojnë ndëshkimit sipas ligjit penal ndërkombëtar”, shkroi Khulaifi, duke iu referuar “agresionit të Izraelit kundër Shtetit të Katarit”.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK