Connect with us

Lajme

Sulimani: Diskursi i VMRO-DPMNE-së flet më shumë për lidhjet e saj me botën serbe

Publikuar

Analisti dhe gazetari Xhenis Sulimani ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga VMRO-DPMNE ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë, ku opozita maqedonase i ka cilësuar si “mafijash serb nga Ali Ekspresi”.

Sulimani thekson se ky lloj diskursi tregon më shumë për lidhjen dhe simpatinë që VMRO-DPMNE kultivon ndaj botës serbe, pavarësisht errësirës që ajo mbart. “Se sa janë serboman dhe me sa admirim flasin për botën serbe, sado e errët të jetë ajo, vërehet edhe te kritika e VMRO-DPMNE-së ndaj kundërshtarëve politik shqiptarë”, shkruan ai.

Sulimani ironizon më tej, duke thënë se edhe sikur akuzat të qëndronin, mbetet pyetja se kush është “kopja origjinale”. Përgjigjen, sipas tij, e jep më së miri skandali i përgjimeve që shpërfaqi regjimin e kaluar. “Më së miri përgjigjet në pyetjen time përmbajtja e aferës së përgjimeve, kur pushteti nën udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së, ishte MAFI e INSTITUCIONALIZUAR,” përfundon Sulimani.

NA NDIQ NË FACEBOOK