Connect with us

Lajme

Strugë: Drejtori i Ujësjellësit reagon pas ndërprerjes së ujit

Publikuar

Qyteti i Strugës përballoi sot ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, një situatë që sipas Drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” nuk është shkaktuar nga ndërmarrja që ai drejton, por si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor nga Ndërmarrja Shtetërore për Menaxhimin e Ujrave.

Drejtori theksoi se është e papranueshme që përfaqësues të pushtetit qendror të akuzojnë padrejtësisht ndërmarrjen komunale, duke zhvendosur fajin larg institucioneve përgjegjëse. Ai njoftoi se do të iniciojë procedurë zyrtare pranë policisë për të konstatuar shkakun e dëmit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë institucionale.

“Ky është një akt i rëndë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Në vend të propagandës, qytetarët kanë nevojë për zgjidhje, transparencë dhe përgjegjësi,” tha drejtori, duke shtuar se do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të interesit publik dhe të së vërtetës.

Banorët e Strugës presin tashmë një reagim të shpejtë dhe zgjidhje për problemin e furnizimit me ujë, që vazhdon të jetë shqetësim i përditshëm.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK