Connect with us

Shqipëri

S’kanë të ndalur doreheqjet, tjetër largim i papritur

Publikuar

Një valë lëvizjesh ka përfshirë dy bashki të rëndësishme, Korçën dhe Durrësin. Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të emigrimit në Kanada, ku jeton familja e tij. Nexhipi shërbeu në këtë post për disa vite, duke u angazhuar në projekte me impakt për komunitetin.

Ndërkohë, në Durrës, Kryebashkiakja Emiriana Sako ka ndërmarrë hapa konkretë pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar administratorët e njësive dhe drejtorët e bashkisë. Me një vonesë prej më shumë se dy muajsh, Sako ka pranuar zyrtarisht dorëheqjet e pesë administratorëve të cilët i kishin paraqitur kërkesat që në muajin korrik.

Administratorët që kanë dhënë dorëheqjen janë:

  • Kadri Gjyli (Ishëm)
  • Edlir Cërri (Sukth)
  • Eltion Preni (Katund i Ri)
  • Albert Bukaçi (Rrashbull)
  • Muharrem Sula (Manëz)

Burime pranë bashkisë bëjnë me dije se Sako ka nisur tashmë emërimet e reja. Deri tani, tre emra janë konfirmuar si administratorë të rinj: Emirian Bafti në Ishëm, Redi Shehu në Manëz dhe Fiqiri Dema në Rrashbull. Ende nuk është bërë i ditur emri i administratorit të ri për njësinë e Sukthit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK